Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sirolo të Italisë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar. Mediat italiane raportojnë se 23 vjeçari, i identifikuar si Klajdi Bitri është vrarë nga një person me origjinë nga Algjeria pasi ndërhyri të ndalonte një sherr në të cilin ishte përfshirë shoku i tij.
Ngjarja u shënua pasditen e së dielës në rrugë.. Kur 23 vjeçari ka tentuar të ndajë shokun dhe algjerianin, ky i fundit ka marrë në bagazhin e makinës një shtizë duke qëlluar në drejtim të të dyve. Shtiza ka kapur Bitrin, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u godit në gjoks./abcnews.al