Zjarret po vazhdojnë të përhapen në Greqi, por reshjet e paralajmëruara të shiut mund të ofrojnë ndihmë dhe shpresë se mund të shuhen vatrat e zjarrit. Shumica e përpjekjeve të zjarrfikësve vazhdojnë të jenë të përqendruara në verilindje të shtetit, në rajonin Evros, që gjendet në kufi me Turqinë. Zjarret në këtë rajon shpërthyen tetë ditë më parë dhe janë përhapur me shpejtësi. Rreth 74.000 hektarë tokë janë djegur në këtë zonë, 13.000 vetëm në parkun kombëtar Dadia, kanë raportuar mediat greke. Komisioni Evropian ka thënë se ky është zjarri më i madh i përhapur në një zonë në historinë e Bashkimit Evropian. Të martën, 18 trupa të pajetë, që besohet se ishin migrantë, u zbuluan në Evros. Dy trupa të tjerë u gjetën të premten. Zjarret po ashtu po shkatërrojnë ekosistemin. Edhe vatra të tjera zjarri janë duke u përhapur në Greqi që disa ditë me radhë, por stuhitë e paralajmëruara pritet ta përmirësojnë situatën me zjarret. Sipas meteorologëve, gjatë fundjavës do të ketë reshje shiu në pjesë të Greqisë qendrore, në Selanik në veri, dhe në Athinë. Megjithatë, shkarkimet e rrufeve mëngjesin e së shtunës veçse kanë shkaktuar vatra të reja zjarri në Vari, afër Athinës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- BOZHINOVSKA NË FORUMIN E SHTATË PËR BASHKËPUNIMIN ENERGJETIK TRANSATLANTIK NË VARSHAVË
- Qeveria shpall gjendje emergjente në furnizimin me energji, Ibër-Lepenci detyrohet të prodhojë rrymë nga Ujmani
- MPB-ja u bën thirrje shoferëve të pajisen me pajisje dimërore
- Mediat gjermane japin detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy të rinj nga Rahoveci
- Rrëzohet nga dy metra në Itali, 57-vjeçari nga Maqedonia lufton për jetën
- Shkup: Ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa zona
- Arlind Qori konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Do të jem kandidat në zgjedhjet e 9 majit
- Festoi 28 Nëntorin me flamuj, Gjykata shpall fajtor 18-vjeçarin nga Kumanova
- 32 vjet nga emërtimi i UÇK-së, Thaçi përballet me aktgjykimin e dytë në Hagë
- 35 vjet nga Kushtetuta e Maqedonisë: U miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, të cilët kërkonin barazi kushtetuese