Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder bëri të ditur se raportet e shtypit për një raketë tokë-ajër që rrëzoi aeroplanin i cili supozohet të ketë vrarë udhëheqësin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin ishin të pasakta.
Mirëpo një vlerësim i inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se rrëzimi i avionit ishte i qëllimshëm.
Një zyrtar amerikan që përshkroi vlerësimin fillestar tha se Prigozhini ishte i shënjestruar dhe se shpërthimi bie në përputhje me “historinë e gjatë të Vladimir Putinit dhe përpjekjes për të heshtur kritikët e tij”, shkruan Euroneës transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse Putin e vlerësoi Prigozhinin si një “njeri të talentuar” dyshimet u rritën se Putin ishte pas vdekjes së Prigozhin.
Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të komentonin, nuk dhanë asnjë detaj se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili cilësohej si hakmarrje për rebelimin e qershorit që përbënte sfidën më të madhe për liderin rus.
Nuk është e qartë pse disa anëtarë të Ëagner, duke përfshirë liderë të lartë që janë jashtëzakonisht të kujdesshëm për sigurinë e tyre, ishin në të njëjtin fluturim.
Qëllimi i udhëtimit të tyre të përbashkët në Shën Petersburg mbetet ende i panjohur.