Rusia e eliminon shefin e Wagnerit, momenti kur i rrëzohet aeroplani (VIDEO)

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka vdekur si pasojë e rrëzimit të aeroplanit në Rusi. Bashkë me të vdiqën edhe nëntë persona të tjerë, shkruan BBC. Sipas Tass, aeroplani u rrëzua në rajonin Tver. Besohet se avioni po fluturonte nga Sheremetyevo në St. Petersburg. Bashkë me të ishin edhe tre pilotë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Tass mësoi nga shërbimet e urgjencës se janë gjetur trupat e katër personave. Ata shtojnë gjithashtu se avioni është djegur në tokë dhe se ka fluturuar për më pak se gjysmë ore