Elon Musku po synon të bëjë edhe disa ndryshime në Twitter.
Shefi i këtij rrjeti social, që muaj më parë ia ndërroi emrin në X, ka deklaruar se po synon që gazetarëve t’ua lehtësojë mundësinë e shkrimeve, duke hequr mbititujt e shkrimeve.
“Nëse jeni gazetar që dëshironi më shumë liri të të shkruarit dhe të ardhura më të mëdha, publikoni direkt në këtë platformë”, ka shkruar Musk në X të martën.
Pos dizajnit dhe dukjes, Musk ka ndërruar edhe emrin e këtij rrjeti social. Ndryshimet nuk janë pritur mirë nga një pjesë e madhe e përdoruesve, por Musk ironikisht është shprehur se “nuk ia ndien”.