Avni Ameti,
Komandant i NJTKZ – Tetovë ka bërë apel te qytetarët të mos dalin në hapsira publike dhe të qëndrojnë brenda për shkak të ajrit shumë të ndotur informon Tetovasot.
Ahmeti poashtu ka bërë to njohura shkaqet e kësaj ndotjeje për shkak të djegies së deponisë në mes fshatrave Stençe dhe Vollkovijë të Komunës së Bërvenicës, ambienti në qytet është mjaft i ndotur.
Apelojmë deri tek qytetarët të mos dalin në hapsira publike dhe të qëndrojnë brenda.
Gjithashtu ju bëjmë apel të gjithëve që të kenë shumë kujdes në ndezjen e zjarreve, pasi që për shkak të temperaturave të larta edhe një shkëndijë e vogël zjarri mund të shkaktojë zjarr me përmasa të mëdha.
Ne jemi në vendngjarje dhe po punojmë në lokalizimin dhe likuidimin e plotë zë zjarrit .TS