Viça, Albin Kurti dhe treshja Kasami, Mexhiti dhe Gashi (VIDEO)

Koment: TetovaSot

Ai erdhi, erdhi më shumë si Albin sesa si kryeministër i Kosovës. Në mes të Çairit u përurua rruga Adem Demaçi. Edhe pse ishte paraljamëruar pritje e madhe në Çair, më shumë kishte vetura se sa njerëz.

Në Shkupin e Vjetër ku do të shpalosej pllaka e Adem Demaçit, kishte muskujë e bërryla të treshes opozitare se kush me shumë do të afrohet afër Albinit, Izeti, Bilalli apo Afrimi.

Te tre liderët e duan pushtetin me ndihmën e Albinit, kishin organizuar fotograf të veçant e më pas të mburren para shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut se ne jemi më “patriot” se ata tjerët që nuk fotografohen me Albinin.

Në Shkupin e Vjetër të Izet Mexhitit dhe Visar Ganiut, Adem Demaçi do të vazhdoj të mbetet i gjallë brez pas brezi, e kryeministri Kurti nuk kontriboi as edhe për shkronjat e veprimtarit të çështjes kombëtare si një kryeministër apo si shtet shqiptar për Adem Demaçin.

Ademi më pas mbeti vetëm në Çair, mes fjalëve të mëdha e veprave të vogla të Kurtit.

Albini u nis drejtë Tetovës Dardane të Bilall Kasamit.

Si Albin vazhdoi drejtë komunës për të përshëndetur kryetarin e Tetovës kaotike dhe liderin e një koalicioni të dikurshëm me partinë sllave me slloganin “Mozeme”.

Albini e di shtërngimin e duarëve të Kasamit me Zaevin, por nuk hodhi syrin as nga komuna e as nga Lëvizja BESA, por as nga rrugët dytësore mes gropave dhe mbeturinave që tetovarët po përballen çdo ditë e çdo natë.

Kasami nuk priti shumë, e ngjiti në Malësinë e Sharrit Kurtin, pa i treguar emrin e vërtetë të fshatit Vicë e që Kurti e quajti Viçë.

Vica e Kasamit dhe Viça e Kurtit nuk ia kanë pa hajrin asnjërit. Banorët ecin mbi rrugën e asflatuar nga biznesmenët e Tetovës e që Kasami dhe Kurti hëngrën vetëm fli e mish e thurën vargje për Vicën e Viçën

Nga Viça e Kurtit, Albini nuk e la pa u fut ne fe e komb, duke treguar se Zoti Prizrenin e Tetovën në qiell i ka pas një qytet e ne tokë i ka shpërnda në dy qytete.

Vet Kurti nuk i beson ndërtimit të rrugës Tetovë – Prizren gjatë mandatit të tij, pasi kritikoi vonesat e qeverisë së vet, por tha se kostoja është e përballueshme për këtë rrugë.

Kurti, nga Viça zbriti në Tetovën e Biall Kasamit e që nuk i kishin treguar se ka shumë njerëz në sheshin Iliria, dikush kishte ardhur për Albinin, dikush për Kurtin e disa të tjerë për muzikën. Për Bilallin ishin vetëm administratorët e komunës e që disa ishin bë bodygarda e disa mbanin bademat e kikirikat.

Afrimi dhe Izeti buzëqeshinin, sepse e dinin se ka shumë kamera para tyre dhe ëndrra e tyre për pushtet ka shkelur mbi historinë e tyre politike.

Afrimi i Gashit dhe Mexhiti i Izetit nuk ju larguan Kurtit as edhe në tualet, njëri rrinte në të majtë e tjetri në të djathtë. Dyshja nga Albini fituan vetëm disa LIKE në Facebook sepse fuqia e Kurtit në zgjedhje është dëshmuar me dështime, pasi Kurti mbështeti publikisht Selën e Sela pas mbështetjës së Albinit pësoi humbjen më të madhe historike.

Albini si kryeministër, tregoi të vërtetën e madhe para Tetovës dardane të Bilall Kasamit për rrugën Tetovë – Prizren. Ai tha se dy qeveritë ajo e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës e bëjnë rrugën Tetovë – Prizren duke ia bë 8 me 2 Bilall Kasamit. E Bilalli i mbylli veshët e sytë pasi nuk dëshironte të dëgjojë lëvdatat e Albinit si kryeminisër për realitetin e kësaj rruge që ndoshta edhe mund të mos bëhet.

Albini si kryeministër lavdëroi edhe funksionarët e BDI-së, Bekim Rexhepin e Ejup Rustemin midis Tetovës së Bilall Kasamit, besatarët heshtën e disa filluan të shpërndajnë flamujë e kikirika.

Albini si kryeministër dhe Albini si lider kishin dallime para tetovarëve, si kryeministër nuk i dha Tetovës asgjë përpos që bllokoi Tetovën krijoi kaos në komunikacion ju dha vetëm ëndrra dhe shpresë se shqiptarët do të bëhen më mirë. Albini si lider fascionoi tetovarët duke përmendur edhe Zotin, pasi Albini e di se Tetova është sa fetare aq edhe kombëtare. Ai sërish tha se Zoti në qiell Prizrenin e Tetovën i ka pas në një qytet ndërsa në tokë i ka nda në dy qytete.

Albini shkoi, dhe patriotizmi i Bilallit shuhet mes rrugëve dhe shkollave sllave në Tetovën Dardane të Kasamit.

Albini e la një shpresë të vetme në Tetovë e Çair vetëm për treshen Kasami, Mexhiti e Gashi, sepse vetëm ata mendojnë se ardhja e Albinit si lider mund të rrëzojë qevritë evropiane në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Albini e di se nuk rrëzohet, por shtrinë fuqinë e tij ideologjike duke i mashtruar me një mesazh për mbështetje në zgjedhje e shqiptarët e Maqedonisë kurrë nuk janë mashtruar apo radhitur për të mbështetur liderët që historia i ka konzervuar si lider historik që kanë bërë koalicionin “Mozeme”.