Autoritetet në Kiev i kanë lëshuar të premten alarmet dhe u kanë bërë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, pas shpërthimeve që janë dëgjuar mbi këtë qytet. Ushtria ukrainase ka thënë se Rusia i ka nisur sulmet me raketa hipersonike në rajonin e Kievit. Kryetari i Kievit ka thënë se disa pjesë të raketave të rrëzuara, kanë rënë në territorin e një spitali për fëmijë, por nuk ka raportime për të plagosur. Në të njëjtën ditë, Rusia ka thënë se e ka rrëzuar një dron në perëndim të Moskës, pas raportimeve se dy aeroporte janë mbyllur përkohësisht në kryeqytetin rus, për shkak të një fluturimi të dyshimtë me dron. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se mbetjet e dronit kanë rënë në veriperëndim të qytetit, por nuk ka shkaktuar dëme.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski për agjendën reformuese: Pres shumë shpejt informacion nga Brukseli me të cilinnga të fundit do të kthehemi sërish ndër vendet kryesuese në rajon
- Caktohet data e zgjedhjeve, Kosova voton më 7 qershor
- Shpatë prej ari, perlë në guaskë të arit dhe monedha, KSHPK publikon dhuratat që kanë pranuar zyrtarët shtetëror
- Zëvendësdrejtori i DAP-it Qemal Krosi, vizitë DAP-it në Gostivar
- Mickoski: LSDM-ja në mënyrë sistematike përhap gënjeshtra me qëllim që të sigurojë alibi për të mbajtur udhëheqjen aktuale pas humbjes së ardhshme zgjedhore
- Mickoski – Bexhetit: Askush nuk është kundër gjuhës shqipe
- Dimitrieska-Koçoska: Mbetemi të përkushtuar në arritjen e përcaktimit të qartë për menaxhim të përgjegjshëm dhe të disiplinuar të financave publike
- Tragjedi në Gjakovë: Një person vdes në vendin e punës, mbeti i bllokuar nën kamion
- Minçev: Fokus institucional në menaxhimin efikas dhe ulje të kontesteve administrative
- Konflikt mes kolegëve në Brodec përfundon me dhunë fizike