Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot vizitoi Tetovën. Ai nga komuna u ngjit në fshatin Vicë për të treguar se qeveria e tij ka nisur parapregaditjet për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren.
Kurti tha se dy qeveritë ajo e Kosovës dhe e Maqedobisë së Veriut kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren.
Kurti nga Vica u shpreh se edhe me ish kryeministrin Zaev po edhe me kryeministrin Kovaçevski janë dakorduar që ky aks rrugor të jetë një ndër projektet që duhet realizuar.
Ai u shpreh se faza e fizibilitetit është duke u bë dhe rruga Tetovë -Prizren do të jetë e realizueshme pasi është e përballueshme për nga kostoja.
Kurti gjithashtu u shpreh se nga qielli Tetova dhe Prizreni kanë qenë një qytet, ndërsa nga posht janë ndarë./TS/