SHBA tjetër masë ndaj Kinës, Biden ndalon investimet teknologjike amerikane në Pekin

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që bllokon që investimet e kompanive teknologjike me seli në Shtetet e Bashkuara të shkojnë drejt Kinës.

Biden prezantoi politikën e tij industriale që përfshin dy plane madhore investimesh, që do ta kthejnë prodhimin e qarqeve gjysmëpërçuese në territorin amerikan.

“Bëhet fjalë për kthimin e krenarisë, për përmirësimin e jetesës në komunitetin që duam, ku jemi rritur dhe nga i cili nuk duam të largohemi. Ky është plani im. Plan për të investuar në Amerikë. Ne po e transformojmë vendin tonë”, tha Biden.

Pekini zyrtar reagoi menjëherë, duke e kritikuar lëvizjen. “Urdhri ekzekutiv i presidentit Joe Biden devijon seriozisht nga parimet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së ndershme, të cilën Shtetet e Bashkuara gjithmonë e kanë promovuar”, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë.

Sipas qeverisë kineze, masa e Biden do të ndikojë gjithashtu tek vendimet e bizneseve dhe do të çorodisë sigurinë e industrisë globale dhe zinxhirëve të furnizimit.