Takohen dy zv/ ministra, rruga Tetovë – Prizren temë diskutimi

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot kishte takim pune me zëvendesministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapsinorë dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës z. Hysen Durmishi.

Në këtë takim ata diskutuan për projektet e ndryshme të përbashkëta në mes të dy vendeve ku si temë kryesore ishte rruga Tetovë – Prizren.

Me z. Durmishi diskutuam për projektet e përbashkëkta në mes të dy vendeve ku temë kryesore e takimit ishte rruga Tetovë – Prizren respektivisht harmonizimin e qëndrimeve rreth përpilimit të projektit të përbashkët për këtë rrugë. Traseja e rrugës tani më është e përcaktuar dhe projektimi do të bëhet në muajt në vazhdim. Vlen të theksohet se me z. Durmishi u dakorduam për parimet themelore të marveshjes dhe mënyrën e bashkfinansim tha zëvendësministri Rexhepi.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës si dy vende fqinje kanë raporte të shkëlqyera dhe këtë e dëshmon vet fakti se kemi shumë projekte të përbashkëta për përmirsimin e jetës së qytetarëve. Shumë shpejti do të fillojmë me hapa konkret për realizimin edhe të këtij projekti me rëndësi të veçantë, projekt i cili do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit malor dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik