Stuhi të fuqishme goditën lindjen e SHBA-së, të paktën dy të vdekur

Të paktën dy persona humbën jetën dhe më shumë se një milion familje mbetën pa energji elektrike për shkak të një stuhie të fortë të shoqëruar me breshër që goditi lindjen e Shteteve të Bashkuara.

Viktimat janë një djalë 15-vjeçar nga Karolina e Jugut, i cili vdiq kur një pemë ra mbi të teksa po dilte nga vetura dhe një 28-vjeçar në Alabama, i cili u godit nga rrufeja.

Paralajmërimet për tornado ishin në fuqi për 10 shtete nga Tennessee në New York ndërsa shërbimi amerikan i motit njoftoi se paralajmërimi mbulon 29.5 milionë njerëz.