Situata në Nigeri është e jashtëzakonshme, ku pas tërheqjes së forcave franceze nga rajoni dhe largimit të shtetasve francezë nga vendi, edhe SHBA-të filluan kufizimet. Franca ka dislokuar 1.000 deri në 1.500 ushtarë në Niger, për të trajnuar anëtarët e Forcave të Armatosura të vendit dhe për të marrë pjesë në operacionet kundër xhihadistëve, anëtarë të organizatave që zotohen për besnikëri ose ndaj Al-Kaedës ose Shtetit Islamik. Nga ana tjetër, SHBA po pezullon disa programe ndërkombëtare të ndihmës për qeverinë e Nigerit pasi puçistët morën pushtetin javën e kaluar. Sipas informacioneve, kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, tha se Uashingtoni ” po pezullon disa programe ndihme ndërkombëtare nga të cilat përfitoi qeveria e Nigeri, megjithatë, do të vazhdojë të ofrojë ndihmë “jetike” humanitare. Blinken theksoi më tej se dërgesat e ndihmave jetike humanitare dhe ndihmave ushqimore do të vazhdojnë. /Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kasami inspekton fillimin e asfaltimit në lagjen Dardania: Po e transformojmë Tetovën hap pas hapi
- Komuna e Tetovës mirëpriti anëtarët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të DioGuardit
- LSDM: Familjet bujqësore po përballen të vetme me pasojat e stuhisë
- Pas zënkës me gruan, merr fëmijën 10-muajsh pa leje dhe largohet për në Zvicër
- Ministri Agon Ferati priti Sh.S. Nicole Varns: Fokus te “25 vite dhe përtej”, modernizimi i Ministrisë dhe bashkëpunimi me SHBA-në
- Mexhiti mirëpriti delegacionet e Folk Fest në Komunën e Çairit
- Shtyhet debati për pakon e ligjeve për arsimin e lartë
- Kallëzim për evazion fiskal, dëm mbi 8 milionë denarë
- Një person ka vjedhur automjetin e Kryqit të Kuq, voziti pa patentë dhe aksidentohet
- Mexhiti: Festivali “Çarshia” nisi me sukses dhe konfirmoi se Shkupi e do kulturën