Jesús López Ortiz, i njohur në sport si ‘Chucho’ López, po bënte me qetësi një banjë në lumin Cañas, në provincën Guanacaste të Kosta Rikës, kur u sulmua për vdekje nga një krokodil.
Sipas mediave të huaja, futbollisti vetëm 29 vjeç është përpirë nga zvarraniku duke i shkaktuar menjëherë vdekjen.
Kafsha po tërhiqte zvarrë trupin pa jetë të atletit nëpër ujë për pak kohë.
Për këtë arsye, banorët e zonës që ndodheshin aty dhe efektivët e sigurisë u detyruan ta qëllonin për vdekje për të nxjerrë trupin pa pësuar të këqija më të mëdha.
“Shokë, miq. Me dhimbje të thellë bëjmë publike vdekjen e lojtarit tonë Jesús Alberto López Ortiz (Chucho). Pusho në paqe Chucho, bashkohemi me dhimbjen e gjithë familjes së tij”, shkruan klubi i tij në llogarinë e tij në Twitter.