Burgu i Tetovës shumë herë më i mirë se Spitali klinik, Havzia pas 60 viteve lëshon në përdorim hapësirën e vizitave

Në zyrën e tij i ka fotografitë e familjarëve të tij,të burgosurve dhe atë të liderit të BDI-së Ali Ahmeti .Ky është drejtori i burgut të Tetovës Qefali Avzija i cili nuk shfrytëzon veturë zyrtare,as telefon zyrtar dhe madje as benifite që ia mundëson funksioni që kryen shkruan Tetovasot. Ai i ka dhënë një ima h tjetër institucionit që e drejton dhe tashmë burgu i Tetovës është dhjetëra herë më i mirë se Spitali Klinik i Tetovës.

Burgu i Tetovës ka rinovuar plotësisht pjesën hapësirën e vizitave në këtë institucion. Nga ky institucion korrektues thonë se me nismën e drejtorit Qefali Havziju, në pjesën e vizitave të të burgosurve janë shtuar fontana, lodra për fëmijë, ndriçimi si dhe është rregulluar parku dhe pjesa për ecje.

Në burgun e Tetovës vazhdimisht ka iniciativa të reja, së fundmi të burgosurve iu sigurua një pishinë mobile, për t’u freskuar gjatë ditëve të nxehta. Shpesh herë organizohen edhe mbrëmje argëtuese me këngëtarë të ndryshëm, ndërsa të burgosurit kanë edhe pjesën e kopshtit, ku kujdesen për të mbjellat e ndryshme.
Burgu i Tetovës shumë herë më i mirë se Spitali klinik, Havzia pas 60 viteve lëshon në përdorim hapësirën e vizitave

https://fb.watch/ma5ckG0s6l/?mibextid=Nif5oz