Pas publikimit të audio-inçizimeve për grurin, reagon protagonisti kryesor, Enver Hajrullahu

Pas publikimit të audio-inçizimeve nga Nacionale në lidhje me keqpërdorimet në blerjen e rezerave të grurit ka reaguar protagonisti i videos, Enver Hajrullahu.Hajrullahu ka deklaruar se audio-inçizimet nuk kanë rrjedhur nga ai dhe se nuk është ai burim i mediumit në fjalë.
“Me përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale deklaroj se nuk kam patur kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore” shkruan Hajrullahu raporton Gazeta Blic.Reagimi i plotë:
Sqarim!Të nderuar qytetar, miq, kolegë dhe familjarë,

Sot, është publikuar një video në mediumin Nacionale.com, si protagonist i asaj video jam Unë.Dua t’iu njoftoj se këto audio-incizime nuk kanë rrjedhur nga Unë, dhe i njëjti është bërë në hapësirat e MINT përkatësisht në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave, duke mos qenë në dijeni që po ndodh një incizim i tillë, dhe Unë nuk jam burim i mediumit në fjalë.
Kjo bisedë ka ndodhur përafërsisht në fund të korrikut të vitit 2022.Me përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale deklaroj se nuk kam patur kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore.
Sinqerisht,
E. Hajrullahu