30 ditë paraburgim për Sefer Nasufin, i cili plagosi rëndë shefin e policisë së Strugës Dritan Ajro. 44 vjeçari, nga fshati Veleshtë i Strugës do të përgjigjet për veprën penale tentim për vrasje. Prokuroria zbardhi detajet rreth incidentit të një dite më parë. “Derisa viktima ishte në veturën e tij, i dyshuari e ka parakaluar në afërsi të Qendrës mjekësore në Strugë dhe e ka parkuar makinën paralelisht me të. Fillimisht ka filluar t’i bërtiste dhe ta kërcënonte me armë se do ta vriste, duke akuzuar shefin e policisë se ka dërguar vazhdimisht policë për ta ndjekur. I dëmtuari ka dalë nga automjeti dhe mes tyre ka ndodhur një përleshje e shkurtër fizike, pas së cilës kalimtarët i kanë ndarë. Viktima ka hipur në veturë për të thirrur policinë, por në atë moment i dyshuari ka parkuar veturën pas tij, ka dalë me thikë në dorë dhe e ka prerë nën nofullën e poshtme në drejtim të qafës, me gjatësi 11 dhe thellësi prej 5 centimetrash. Menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Strugë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, sepse ekziston rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit mbi viktimën dhe dëshmitarët si dhe ta përfundojë tentativën për vepër penale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mexhiti: Ansambli Shqiptar meriton mbështetje të denjë, 38 artistë tashmë me vendime të përhershme
- Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës
- Radev: Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
- Intervistë/ Drejtori i Spitalit Dr.Elezi: Spitalit të Tetovës do t’ia rikthjemë dinjitetin (VIDEO)
- Eurostat: Maqedonia e Veriut humbi 11.4% të popullsisë së saj krahasuar me vitin 2011
- Me Bilall Kasamin nuk do të ketë stadium Tetova. VLEN dhe VMRO bllokojnë fondet (VIDEO)
- Autoritetet komunale në Shkup dhe Tetovë e testuan ujin e pijshëm që gjendet në rrjetin për shpërndarje
- Milanoviq: Konteksti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është çështje e tyre e brendshme
- Shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 6 persona
- Risi në regjistrimin e veturave në Maqedoni! Ligji kaloi filtrin e parë