Të shtëna ndaj një BMW-je në lëvizje pranë Vrapçishtit, policia heton rastin





Një automjet është goditur nga një plumb gjatë lëvizjes në rrugën Debresh–Vrapçisht, raporton TetovaSot.

Sipas denoncimit, pas një zhurme të fortë, drejtuesi dhe pasagjeri kanë ndaluar automjetin dhe kanë konstatuar një projektil arme zjarri dhe dëmtime në automjet.

Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo