Shumica nuk do ta bënin këtë por në Sllatinë ndodhë tjetër gjë duke treguar humanizmin dhe një vepër të rrallë shkruan Tetovasot.
Bëhet fjalë për një rrugë që duhej moti zgjeruar dhe shumë e vështirë për qarkullim që do ti shërbente komunitetit atje dhe kjo tashmë është realitet.
Një iniciativë si gjithmonë e Bashkësisë Vendore që drejtohet nga Besim Neimi ka vënë në realizim një tjetër projekt të rëndësishëm infrastrukturorë si shumë të tjera deri tani.
Por ana tjetër e bukur e kësaj historie janë disa familje që kanë mundësuar këtë si ajo Rushani,Misimi,Abdiu duke dhuruar nga prona e tyre që kjo të bëhet.
Kreu i Bashkësisë Vendore Besim Neimi tha se kjo është një vepër e çmuar e tyre dhe ky gjest i humanizmit të tyre do kujtohet gjatë .
Që nga ardhja e tij në krye të Bashkësisë Vendore ka ndodhur një ndryshim i jashtëzakonshëm infrastrukturorë dhe jo vetëm sepse pavarësisht se si koncept bashkësitë Vendore duken jo dhe aq të fuqishme për nga forca institucionale ,është arritur të bëhen gjëra të paimagjinueshme që as institucione përkatëse shtetërore nuk i kanë realizuar ato .Këtu vlen të theksohet edhe ndihma e parezervë që japin mërgimtarët tanë për shumë gjëra.Tetovasot