Katër persona janë arrestuar në Shqipëri për trafikim të makinave të vjedhura nga Maqedonia të cilat i shisnin si pjesë këmbimi në Shqipëri. Në mesin e të arrestuarve është edhe 44-vjeçari A. A., banues në Strugë. Sipas policisë shqiptare katër bashkëpunëtorët trafikonin mjete motorike nga Maqedonia e Veriut, i dislokonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi. Policia thotë se vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Të shtëna ndaj një BMW-je në lëvizje pranë Vrapçishtit, policia heton rastin
- Po e shtynte një kosh me mbeturina në protestë në Tiranë, i riu “fluturon” pasi e goditi topi me ujë i policisë
- “Shtuka” 30 ditë paraburgim në Shutkë! Penalja pranon kërkesën e Prokurorisë për fajdexhinjtë e dyshuar në Kumanovë
- BDI: Tendenca për arsyetim të dështimeve të Vlenit vazhdon, por numrat i demantojnë pamëshirshëm
- Politikani serb, Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën
- Mbahet protesta gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës
- Agron Shehaj: Rama po hetohet nga SPAK, nuk ka më të paprekshëm
- Kufizime në shërbimet bankare më 7 dhe 8 nëntor, Shoqata e Bankave të Maqedonisë tregon se çfarë ndryshon nga 9 nëntori
- “KUSH E KODON TË ARDHMEN?”: DISKUTIM PANELI PËR VAJZAT DHE GRATË NË STEM
- Azmanovi sulmohet fizikisht në Gjykatën Civile në Shkup, sulmuesit i merret pasaporta