Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës vazhdon të veprojë në përputhje me Projekt Planin e MPB-së Verë e sigurt-2023 me aktivitete të përforcuara të kontrollit për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në hapësirën e gjerë të Pollogut informon Tetovasot. Kështu që janë kryer veprime kontrolli për parandalimin e organizimit të garave të egra, ashtu që gjatë ditëve të kaluara në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03:00, gjatë kontrolleve të tilla, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë përjashtuar nga qarkullimi 14 automjete dhe të njëjtat janë referuar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik për kontrollimin e gjendjes teknike dhe nivelit të zhurmës, nga të cilat në 8 automjete janë konstatuar me parregullsu apo zhurmë të lartë. Gjithashtu janë konstatuar dhe sanksionuar 3 automjete, të cilat papritur kanë rritur shpejtësinë me kërcitjen e rrotave lëvizëse, duke prishur rendin dhe qetësinë publike në orët e vona të natës.
Menjëherë janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj për të gjithë ngasësit kundërvajtës, ndërsa automjetet me defekte teknike janë përjashtuar nga qarkullimi deri në eliminimin e defektit.
Duke pasur parasysh se frekuenca e trafikut është dukshëm e rritur në zonën tonë, SPB-Tetovë sërish apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, veçanërisht në orët e vona të natës dhe të mundësojnë qarkullim normal dhe të rrjedhshëm dhe të mos prishin rendin dhe qetësinë publike.
Gjithashtu kërkohet që të mos vozitet shumë shpejt dhe të përmbahen nga kërcitjet e gomave dhe ngacmimet e tjera të natës me automjete në rrethrrotullim dhe të ngjashme, sepse pa përjashtim të gjithë kundërvajtësit do të sanksionohen për të shmangur pasoja më të rënda.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Të shtëna ndaj një BMW-je në lëvizje pranë Vrapçishtit, policia heton rastin
- Po e shtynte një kosh me mbeturina në protestë në Tiranë, i riu “fluturon” pasi e goditi topi me ujë i policisë
- “Shtuka” 30 ditë paraburgim në Shutkë! Penalja pranon kërkesën e Prokurorisë për fajdexhinjtë e dyshuar në Kumanovë
- BDI: Tendenca për arsyetim të dështimeve të Vlenit vazhdon, por numrat i demantojnë pamëshirshëm
- Politikani serb, Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën
- Mbahet protesta gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës
- Agron Shehaj: Rama po hetohet nga SPAK, nuk ka më të paprekshëm
- Kufizime në shërbimet bankare më 7 dhe 8 nëntor, Shoqata e Bankave të Maqedonisë tregon se çfarë ndryshon nga 9 nëntori
- “KUSH E KODON TË ARDHMEN?”: DISKUTIM PANELI PËR VAJZAT DHE GRATË NË STEM
- Azmanovi sulmohet fizikisht në Gjykatën Civile në Shkup, sulmuesit i merret pasaporta