“Po e ngrijmë bashkëpunimin”, prona e Sead Koçan shkakton hidhërim mes Prokurorisë dhe Antikorrupsionit
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka ngrirë bashkëpunimin me Komisionin Antikorrupsion ndërsa anëtarët i quajti të papërgjegjshëm. Kjo vjen pasi Antikorrupsioni dje prezantoi skemë për abuzimet gjatë shpërndarjes së pronës së konfiskuar të biznesmenit Sead Koçan për rastin Trust duke thënë se është e papërgjegjshme që të prezantohen skema dhe iniciativa për lëndë për të cilën ende po zgjat procedura.
Nga Prokuroria thonë se konkluzionet e Komisionit në lidhje me pronën e Transmet aspak nuk i kanë marrë parasysh aktvendimet e plotfuqishme të Gjykatës së Apelit me të cilat marrëveshjet për transferimin e pronës së Transmet, në emrin e Pucko Petrol, janë shpallur të pavlefshme në aspekt juridik.
Antikorrupsioni dje prezantoi një rrjetë të detajuar me shumë pjesëmarrës që kanë ndihmuar në rastin me konfiskimin e pronës të Transmetit. Shteti është dëmtuar me shuma milionëshe ndërsa ishin përfshirë prokurorë, gjykatës, noterë, përmbarues dhe vlerësues.
Pjesë e pronës që duhej të konfiskohej në rastin Trust është marrë nga kompani dhe banka duke shkaktuar dëm prej mbi 12 milionë eurove.