Largime të mëdha nga Alternativa

U mblodhëm sot këtu në selinë e Alternativës në Tetovë që të shprehim pakënaqësitë dhe vërejtjet tona për dështimet e udhëheqësisë në përmbushjen e detyrave partiake që nga mbajtja e kongresit të fundit.
Ka një vit e gjysëm që skanë të ndalur turbulencat e partisë e menaxhmenti asesi të mos reflektojë.
Nis me anashkalimin e strukturave, politikave të gabuara, qëndrimet joparimore, koncentrimin e fuqisë tek disa individë, sjellja e vendimeve nga një grusht njerëzish etj.
Përjashtimi i degës së Studeniçanit dhe Labunishtit, shpërfillja e anëtarëve të kryesisë dhe kuvendit qendror, menaxhimi i dobët i partisë, sondazhet që na shfaqin si partinë më të dobët janë disa nga arsyet që na shtyen që të reagojmë ndaj sekretarit të përgjithshëm.
Imponimi i emërimeve nëpër struktura, politikbërja sipas disponimit ditor, inati politik ndaj gjithë atyre që mendojnë ndryshe, për fat të keq Sekretarin e përgjithshëm nuk e bëjnë të denjë për detyrën që ushtron.
Sa i takon bashkepunimit parazgjedhor me partite tjera shqiptare mendojme se u pershpejtua bashkepunimi me Levizjen Besa per shkak se asnji hap i metejshem me Levizjen Besa nuk u realizua ( grupi parlamentar, anetari i KSHZse)
Qëkur e mori detyrën e Sekretarit të përgjithshëm bashkë me nënkryetarët e partisë, duke qenë në ekzekutiv dështuan në çdo premtim parazgjedhor, shkolën çdo parim që e promovuan dhe kësisoj duke revoltuar anëtarët dita ditës vetëm po tkurremi si subjekt, gjë që edhe anketat e fundit po e dëshmojnë.
Sakrifikimi i gjithë subjektit për të shpëtuar karierën politike të Nënkryetarit Bekim Sali përskaj dështimeve evidente dhe koordinimit me eksponent jashtë partisë sonë, gjithashtu vetëm se e shton indinjatën tonë ndaj të dyve.
Andaj është koha e fundit që Kryetari të veprojë dhe ta shkarkojë të lartpërmendurin, ngase përndryshe subjekti po shkon drejt shkatërrimit.
Këto shqetësime i ndan e gjithë struktura, andaj ftoj edhe deputetët aktual, po pse jo dhe ata të kaluar që të na përkrahin. Madje ftojmë edhe strukturat tjera që u larguan për arsye të shumta dhe ish funksionarët që të na bashkangjiten dhe përfundimisht ta shpëtojmë Alternativën sa nuk është bërë shumë vonë.

Listën me anëtarët e kuvendit të nënshkruar do ia dorëzojmë për herë të fundit Kryetarit,me shpresën se do reflektojë dhe do marrë masat e duhura.

Ju falemnderit,