Prishtinë, arrestohen dy persona nën dyshimin për vrasje në tentativë

Të dielën në Prishtinë janë arrestuar dy persona që dyshohen t’i kenë sulmuar me mjete të mprehta dy persona të tjerë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët për shkak të një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta dhe të forta dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”.