Pyjet në Kroaci përfshihen nga zjarri

KROACI- Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet pranë vendpushimit bregdetar kroat të Shibenikut, të enjten.

Disa fshatra në zonën e Grebashticas janë evakuuar pasi pesë avionë të specializuar dhe mbi 20 automjete zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje.
Sipas raportimeve të mediave vendase, disa turistë kanë qenë në zonë, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo