Voziste ‘Mercedes’ të vjedhur nga Holanda, arrestohet kosovari

Është konstatuar se automjeti është i vjedhur dhe se për të ekziston kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Holandës.

Raportohet se Policia e Maqedonisë së Veriut mbrëmë në orën 19:30 minuta, në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” ka privuar nga liria SH.K. (38) nga Kosova, përcjell albinfo.ch.

Siç kumtoi MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa nacionale kosovare, të cilin ai po e drejtonte, është konstatuar se automjeti është i vjedhur dhe se për të ekziston kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Holandës.

Automjeti është sekuestruar, kurse SH.K. është në mbajtje në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo