Nënkryetari i Lëvizjes BESA, njëherit i burgosur politik Fatmir Limani në postimin e tij të fundit në rrjetin e tij në Facebook ka hedhur dritë mbi të vërtetën e luftës së UÇK-së, duke thënë se ushtarët e vërtetë e kishin qëllim lirinë, ndërsa akuzon Ali Ahmetin se këto ushtarë i shfrytëzoi për t’u pasuruar vet dhe familjarët e tij, si dhe për të luajtur rolin e paqedashësit duke u bërë mik me partitë maqedone
Përndryshe, Limani është ndër të parët që denoncoi korrupsionin e kreut të BDI-së dhe familjes së tij. Limani si i afërt i familjes Ahmeti e din më së miri të vërtetën e familjes së kreut integrist, duke poseduar edhe video inçizime që nxjerrin në pah pasurinë marramendëse të Ali Ahmetit.