Policia arrestoi një diler të drogës

Nëpunësit policorë nga SPB Veles mbrëmë në orën 20:00 e kanë privuar nga liria A.G.(29) nga Velesi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, sipas një urdhri të marrë paraprakisht, bënë të ditur sot nga MPB-ja, është gjetur marihuana.

“Personi është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, informojnë nga MPB-ja.