Me qëllim të ndihmës dhe lehtësimit të menjëhershëm, banorët e Komunës së Jegunovcës do të mund t’i rinovojnë dokumentet e tyre personale (kartat e identitetit dhe dokumentet e udhëtimit) në stacionin bazë të shpërndarë në stacionin policor në Tearcë informon Tetovasot. Kjo nuk vlen vetëm për ata që aplikojnë për herë të parë për dokumente të tilla ose që i kanë humbur ose dëmtuar ato ndërkohë. Të njëjtit do të duhet të aplikojnë në Departamentin për Çështje Administrative- Zyrat për dokumete personale Tetovë.
Kurse të gjithë të tjerët, siç që përmendëm tashmë, do të kenë mundësinë të aplikojnë dhe të fotografohen në Njësinë bazë që gjendet në stacionin në Tearcë, në mënyrë që të mos vijnë deri në Tetovë dhe të mos shpenzojnë para dhe kohë duke udhëtuar nga fshatrat e këtij rajoni për në Tetovë dhe mbrapa.
Kjo praktikë është në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve që qytetarët kërkojnë dhe marrin.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestohen dy persona nga Velesi, policia sekuestron marihuanë, tableta dhe peshore digjitale
- Shqiptarët e Luginës votojnë sot për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar
- 58-vjeçari gjendet i vdekur në Gostivar, trupi dërgohet për obduksion
- Arrestohet 35-vjeçari nga Novo Sella, dërgohet në Idrizovë për vuajtjen e dënimit
- Të shtëna ndaj një BMW-je në lëvizje pranë Vrapçishtit, policia heton rastin
- Po e shtynte një kosh me mbeturina në protestë në Tiranë, i riu “fluturon” pasi e goditi topi me ujë i policisë
- “Shtuka” 30 ditë paraburgim në Shutkë! Penalja pranon kërkesën e Prokurorisë për fajdexhinjtë e dyshuar në Kumanovë
- BDI: Tendenca për arsyetim të dështimeve të Vlenit vazhdon, por numrat i demantojnë pamëshirshëm
- Politikani serb, Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën
- Mbahet protesta gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës