Simon Kjaer ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Milanin dhe atij raportohet se mund t’i ofrohet një kontratë e re.
Qendërmbrojtësi danez fillimisht iu bashkua “Rossonerëve” në janar të vitit 2020 nga Sevilla, duke kaluar gjashtë muaj në huazim përpara se të bënte një transferim përfundimtar me vlerë rreth 3.68 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Kjaer e ka dëshmuar veten si një pjesë të rëndësishme të suksesit të fundit të Milanit, duke qenë një lider kyç në skuadër dhe opsion i besueshëm i rotacionit. Ai ka bërë 96 paraqitje në total.
Siç raportohet nga “MilanNews.it”, 34-vjeçari shpreson të vazhdojë me klubin italian deri në pensionimin e tij dhe atij mund t’i ofrohet një zgjatje e kontratës një-vjeçare nga klubi, që do të vlente deri më 30 qershor 2025.
Danezi konfirmoi synimet e tij kur foli për mediat përpara ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, duke thënë: “Këtu dua të përfundoj, është klubi në të cilin kam ëndërruar gjithmonë të përfundoj”.
Në sezonin e fundit, Simon Kjaer luajti mbi 1500 minuta për Milani në 24 paraqitje gjithsej.