Lorand Gjoshi është kualifikuar në gjysmëfinale të garave të kajakimit në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Gjoshi doli i 20-ti nga 66 garues në disiplinën e sllallomit.
Në disiplinën e njëjtë, por në konkurrencën e vajzave, garoi Blandine Xhemajli, e cila nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, duke u renditur e 41-ta.
Gjysmëfinalet zhvillohen të shtunën, sikurse disiplina kros, ku garojnë të dy garuesit kosovarë.