Në konferencën me temën “Edukimi për kulturën demokratike – nga politika në praktikë”, sot filloi implementimi i projektit të ri “Arsim cilësor për të gjithë”, qëllimi i të cilit është përforcimi i kapaciteteve demokratike të nxënësve, të implementuar nga Këshilli i Evropës me mjete financiare të siguruara nga qeveria gjermane.
Në fjalimin e tij hyrës, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri shprehu mbështetjen dhe uroi suksese në realizimin e aktiviteteve të planifikuara.
„ Qëllimet e projektit plotësisht përputhen me vizionin e Qeverisë për ndërtimin e sistemit arsimor, i cili do të krijojë individë me kapacitete të zhvilluara demokratike, të cilët do të dinë të respektojnë diversitetin, të jenë tolerantë, jo të dhunshëm dhe të tejkalojnë sfidat në mënyrë paqësore. Këto në fakt janë edhe qëllimet e Strategjisë së Arsimit 2018-2025, e cila po zbatohet me ritme të plota. Një pjesë e mirë e këtij dokumenti strategjik ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e demokracisë në shkolla dhe në këtë drejtim ne kemi realizuar aktivitete të shumta deri më tani.“ tha Shaqiri.
Ministri rikujtoj se në shkollat fillore dhe të mesme tek ne eksiston lëndë e veçantë mësimore – arsim qytetar, sipas së cilës nxënësit marrin njohuri për parimet demokratike dhe rëndësinë e zbatimit të tyre. Theksoi dhe se Koncepti i ri për arsimin fillor, i miratuar në vitin 2021, promovon multikulturalizmin, inkluzionin , ndjeshmërinë gjinore etj.
„ Në bazë të Konceptit janë përpunuar 8 standarde nacionale për arritjet e nxënësve, sipas kornizës evropiane të standardeve që bazohen në kompetencat kyçe për të mësuarit të përjetshëm nga korniza referuese evropiane, dhe një nga ato standarde titullohet – shoqëria dhe kultura demokratike. Kjo do të thotë se pas përfundimit të arsimit fillor, nga nxënësit pritet të fitojnë kompetenca për t’u sjellë me përgjegjësi, në mënyrë demokratike dhe për t’u motivuar dhe përfshirë në mënyrë aktive në jetën shoqërore dhe qytetare. “, shtoi ministri.
Shaqiri vlerësoi se projekti vjen në kohën e duhur, kur vendi i përshpejton ritmet për t’u bërë anëtar i familjes së madhe evropiane dhe nga vend në zhvillim, për t’u trajtuar si vend i zhvilluar, ndër të tjera me kapacitete të mëdha demokratike.
„ Është mirë që sot do të dëgjojmë përvoja, sugjerime dhe rekomandime të shumta. Pres që nga debati të dalin konkluzione konkrete, të cilat mund të jenë pjesë e politikave nacionale në të ardhmen.“, tha ministri.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- E rreh babanë e tij dhe thyen orenditë e shtëpisë – i riu nga Tetova përfundon në stacion policor
- Shkarkohet kupola drejtuese e policisë në Shkodër, shkak ndërtimet pa leje
- Një person ka ndërruar jetë nga aksidenti në rrugën Ohër-Kërçovë
- QMK: Aktive nëntë zjarre, nën kontroll katër
- VLEN: E vërteta që BDI do ta fshehë me shpifje: 20 vite në qeveri, 0 shqiptarë në këto institucione!
- “U thashë a do të luftoni, nuk do të bëjmë tregti”, Trump përmend sërish Kosovën e Serbinë
- VLEN i reagon BDI-së: Boll me rrena, faktet flasin ndryshe!
- ASH: Punësime të reja – 136, shqiptarë vetëm 5 – Ky është fati i shqiptarëve me vasalët e VLEN-it
- Merko do të pushojë i qetë këtë verë, vendimi për emërimin e paligjshëm të drejtorit do të shpallet në vjeshtë
- Detaje nga anija greke e sulmuar në Detin e Kuq: 4 të vdekur, 7 të shpëtuar, 14 të zhdukur