Grubi: Në vitin 2020, Mickoski i ofroi BDI-së kryeministër shqiptar me rotacion!

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe zyrtar i lartë partiak i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Artan Grubi ka deklaruar se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, “tashmë është pajtuar që në 100 ditët e fundit të mandatit të kësaj Qeverie, ajo të drejtohet nga një kryeministër shqiptar”.

“Marrëveshja mes BDI-së dhe LSDM-së është që 100 ditë para zgjedhjeve të kemi kryeministër shqiptar. Kjo është diskutuar midis Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit. Është interesant fakti se edhe Zaevi parashikoi se në 100 ditët e fundit të qeverisë, ajo do të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar, me këtë, besoj, pajtohet edhe Dimitar Kovaçevski. Tani, më lejoni të them se edhe VMRO-DPMNE është dakord të ketë një kryeministër shqiptar. Është biseduar mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Bëhet fjalë për 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie. Ahmeti dhe Mickoski kanë biseduar personalisht për këtë”, tha Grubi.

Sipas tij, Mickoski nuk ka asgjë kundër shqiptarëve e as kundër kryeministrit shqiptar dhe si konfirmim tha se në vitin 2020 kur po negociohej marrja e qeverisë nga VMRO DPMNE, në BDI i ka ardhur ky propozim:

“Lidership aktual i VMRO DPMNE-së i ofroi BDI-së që kryeministri shqiptar shqiptarë të jetë dy vjet, e pas dy vjet të jetë maqedonas. Pra në vitin 2020 keni pasur ofertë nga Mickoski për kryeministër me rotacion”, ka theksuar Grubi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo