Pejë: I arrestuari për ngacmim kanos me jetë policin





Policia ka bërë të ditur se një person në Pejë ishte arrestuar për një rast ngacmimi dhe më pas, i njëjti ka kanosur me jetë policin.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ishte arrestuar për një rast ngacmim dhe më pas i njëjti kishte kanosur me jetë zyrtarin policor gjatë kryerjes se detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo