Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në rrjetin social Facebook, ka komentuar vizitën e sotme që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e bëri në Broje të Skënderajt, ku e takoi babain e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe familjarët e tij.

Rama ka postuar foton e Ali Ahmetit me babain e Hashim Thaçit, me mbishkrimin e shkurtër, por shumë domethënës.
“Burra 🙏”, ka shkruar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ndryshe, sot kreu i integristëve, Ali Ahmeti, ishte për vizitë në konakun e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, me ç’rast takoi edhe babain e Thaçit.

Ahmeti deklaroi se këtë vizitë e bëri për t’iu dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të Thaçit në betejën e drejtësisë.

“Djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës. Drejtësia vonon, por nuk harron, kështu i thashë Bacit Haxhi kur po kuvendonim mbi vitet e qëndresës kombëtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, deklaroi Ahmeti.

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!