“Bllagoja Toska” është bërë nga TAV. Qeveria dhe Komuna e Tetovës zihen (VIDEO)

Bulevardi “Bllagoja Toska” është 100 përqind projekt i Qeverisë i realizuar me mjetet nga TAV-Maqedoni. Në këtë projekt komuna nuk ka kontribuar me asnjë cent, por është fotografuar mbi 10 herë duke e përvetësuar se ky projekt është i Bilall Kasamit.

Sot në ZVKM i parë Artan Grubi bashkë me Ejup Rustemin kanë mbikqyrë ndërtimin e këtij bulevardi duke treguar se ky projekt është i TAV Maqedoni me ndihmën e Qeverisë.

“Drejtpërdrejt nga mbikëqyrja e procesit të punës për ndërtimin e bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë, projekt ky kryekëput i Qeverisë dhe të cilit ia vumë gurthemelin para më pak se dy viteve ndërsa sot po paralajmërojmë përfundimin e asfaltimit brenda disa ditëve”,  ka shkruar Grubi duke hyrë edhe LIVe në FB.

Pas kësaj vizite të Grubit, ka reaguar Besar Durmishi nga komuna e Tetovës, duke theksuar Grubi  paska ardhur në Tetovë të merr mësim sesi shtrohet asfallti dhe sesi realizohen punimet me të gjitha standardet!

“Zëvendëskryeministri paska ardhur në Tetovë të merr mësim sesi shtrohet asfallti dhe sesi realizohen punimet me të gjitha standardet!  24 orë ju mësojmë, mjafton të mesoni!” ka shkruar Durmishi./TS/