Pas shumë mosmarrëveshjesh, Britney Spears pajtohet me nënën e saj

Nëna e Britney Spears donte ta takonte, kështu që mori avionin për në Los Angeles dhe ylli iPop-it që e priste në shtëpinë e saj.

Lynne Spears shoqërohej nga menaxheri i Britney në rezidencën që ajo ndan me Sam Asghari dhe sipas TMZ ata kaluan 2.5 orë së bashku, ndërsa Asghari ishte i pranishëm.

Pas shumë mosmarrëveshjesh, Britney Spears dhe nëna e saj duket se po afrohen më shumë, pasi kontrolli konservator nga babai i këngëtares ishte mbytës dhe nëna e saj nuk e mbështeti atë.

“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde”, tha Lynne Spears tha në Instagram dhe theksoi: “Britney, thellë brenda vetes e di sa shumë të dua dhe më mungon! I kërkoj falje për çdo gjë që e lëndoi!”.

“Për 13 vjet, më duhej të vizitoja mjekët çdo javë për të larguar të kaluarën time”, u shpreh më parë Britney Spears. “Shpresoj që të gjithë të digjeni në ferr!!!”, shkroi ndër të tjera këngëtarja në mesazhin ku sulmonte verbalisht nënën e saj, duke iu referuar njëkohësisht mjekëve që e mbikëqyrnin./abcnews.al