Arrestohen dy persona në Ferizaj, kishin kryer disa vjedhje

Policia në Ferizaj ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar.

Siç bëhet e ditur në raport 24 orësh të policisë, të njëjtit dyshohet se kanë kryer disa vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme si shtëpi e banesa, njofton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.