Një 25-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme me thikë nga bashkëshortja e tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit në Tiranë.
Sipas policisë, pas një konflikti mes çiftit, gruaja ka goditur me thikë të shoqin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç”, bën me dije policia .