Një ngjarje e rëndë ndodhi paditen e sotme në Lezhë, ku një 63-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Sipas raportimeve, 63-vjeçari Frrok Lika ishte duke drejtuar një motomjet dhe dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit që ishte duke u drejtuar nga një 14-vjeçar.
Ky i fundit, i cili drejtonte një mjet tip fouristradë, ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në përpjekje për të shmangur motorin, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë.
Dyshohet se i mituri e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, duke përfituar nga rasti që babai nuk ishte në shtëpi, ndërsa e ëma nuk e kishte kuptuar që kishte marrë çelësat.