Emisioni “Çim Peka Live” në Syri Tv publikoi një video për të cilin thotë se është një takim i fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që sipas të njëjtave burime figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij.
Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO, makinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy). Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve dhe më pas u mor ai vendim që dihet tashmë.