Pas thashethemeve për përkeqësimin e shëndetit të presidentit turk, zyrtarët nga Presidenca bënë një njoftim të ri.
“Shëndeti i presidentit është mirë, ai do të rifillojë rutinën e tij sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ministri i Shëndetësisë Faretin Kotsa.
“Simptomat e gastroenteritit infektiv që e ka prekur janë qetësuar”, shtoi Faretin Kotsa.
Mjekët që po e vëzhgojnë rekomanduan anulimin e daljeve të djeshme dhe të sotme, për këtë arsye u vendos që të merrte pjesë në eventin në Akougiou përmes videokonferencës e cila gjithashtu u shty për në orën 16:00.
Gastriti është inflamacioni i mukozës së stomakut pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Është një sëmundje që shihet shpesh sidomos tek të moshuarit.
Formohet prej një infeksioni bakterial dhe kjo bën që me një kurë të mirë antibiotikësh të kurohet.