Rrëzohet një aeroplan në Itali, humbin jetën dy persona, njëri shqiptar

Një aeroplan me motor me dy ulëse u përplas në një fushë midis Villafranca dhe Filetto, në kufirin midis provincave Forlì dhe Ravenna duke marrë jetën e dy personave që ishin brenda.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktimat janë një 65 vjeçar instruktori dhe një 32 vjeçar shqiptar, me banim në Riolo Terme (Ravena).

Nga informacionet e para, avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë. Një dëshmitar raportoi se papritmas avioni bëri dy kthesa dhe ra në një fushë të kultivuar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo