LIVE| Dëshmitari i dytë në Gjykatën Speciale flet për daljen publike të UÇK-së në varrimin e Halit Gecit
Dëshmitari i dytë në Gjykatën Speciale flet për daljen publike të UÇK-së në varrimin e Halit Gecit
Dëshmitari i dytë në Gjykatën Speciale ka folur për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai fillimisht bëri të ditur se edhe vet ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, duke shtuar se ka qenë pjesë që nga fillimi.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës si formacion është dalë pak më vonë në 98-tën dhe prej fillimit kam qenë pjesëtarë i saj. Kanë qenë vitet e pak më hershme që flitej për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për veprimet, mirëpo, pas vrasjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, atëherë publikisht doli edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe me të madhe njerëzit u kyqën në të, iu bashkangjitën dhe luftuan për të”, u shpreh ai.
Ai foli në lidhje me daljen publike të UÇK-së në varrimin e mësuesit, Halit Geci, përcjell Klankosova.tv.
“UÇK-ja publike është bërë në 97-tën me vrasjen e mësuesit Halit Geci, në varrimin e tij doli u bë publike Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pastaj i kemi mësuar kush janë. Pastaj mësuam që ishte Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Haradinaj. Me sa e kujtojë Muja ka qenë pa maskë, të tjerët kanë qenë me maska. Kishte shumë njerëz aty, por më vonë u kuptua që ishte Mujë Krasniqi”, u shpreh tutje ai.