Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, Obama: Amerikanët duan lider që ofron zgjidhje konkrete





Obama shprehet se rezultati tregoi se njerëzit duan politikë që bashkon e jo që krijon ndarje

Ish-presidenti amerikan, Barac Obama ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të mes-sezonit, ku demokratët kanë arritur të marrin kontrollin e Kongresit amerikan.

Në një reagim në “X”, Obama shprehet se rezultati tregoi se njerëzit duan politikë që bashkon e jo që krijon ndarje. Po ashtu, ai kishte dhe një mesazh për presidentin Domald Trump, teksa tha se njerëzit duan lider që jep zgjidhje konkrete për sfidat.

“Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë, ata duan politikë që bashkon njerëzit, jo që i ndan, dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen.

Këto rezultate u bënë të mundura vetëm sepse kandidatë të jashtëzakonshëm u paraqitën në çdo rajon të vendit, duke përfshirë zonat që dikur konsideroheshin të vështira për t’u fituar. Ata vinin nga prejardhje të ndryshme dhe përfaqësonin një gamë perspektivash politike, por ata ishin të bashkuar nga vlera të përbashkëta, një besim në shërbimin publik dhe një angazhim për të vënë njerëzit e distrikteve dhe shteteve të tyre në radhë të parë.

Ndërsa kjo administratë ka ende dy vjet të mbetura në detyrë, puna jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime kudo që kemi fuqinë për ta bërë këtë, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të hedhim themelet për të ardhmen. Ne gjithashtu kemi një borxh mirënjohjeje për mijëra zyrtarë zgjedhorë dhe vullnetarë nga të dyja partitë që ndihmuan në sigurimin e zgjedhjeve të qeta dhe kryen një nga funksionet më thelbësore të demokracisë sonë.”- ishte mesazhi i ish-presidentit

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, Obama: Amerikanët duan lider që ofron zgjidhje konkrete

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo