LIVE| Mbyllja e seancës me dëshmitarë në Hagë, reagojnë veteranët (VIDEO)

Kalojnë dy orë, vazhdon seanca me dëshmitaren e parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Tashmë kanë kaluar më shumë se dy orë prej kur dëshmitarja e parë në këtë rast ka nisur ta japë dëshminë e saj, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se kjo seancë është duke u zhvilluar e mbyllur për publikun në mënyrë që të ruhet identiteti i dëshmitares në fjalë.

Në fillim të seancës, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, ajo tregoi se është intervistuar edhe dy herë më parë nga Specialja.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

12:03 – Klinaku: Pak po ju duket që i fshehet fytyra dhe zëri dëshmitares, po kalojnë në seancë edhe më private

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar i nervozuar, pasi dëgjimi i dëshmitares së parë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po zhvillohet në seancë private, njofton Klankosova.tv.

“Pak po ju duket që i fshehet fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Ndryshe Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Dëshmitarja e parë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve është grua, njofton Klankosova.tv.

11:28 – Gashi: Gjykata Speciale nuk është e Kosovës, nuk po e respekton asnjë ligj

Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur sot procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Për mbajtjen e seancës, derisa në Kosovë është ditë pushimi ka reaguar avokati Tomë Gashi, i cili përmes një statusi në Facebook, ka thënë që kjo Gjykatë sipas tij, nuk po e respekton asnjë ligj të Kosovës.

“Kjo Gjykate, fatkeqesisht, ka qene vetem nje dite Gjykate e Kosoves – me 3 gusht 2015, kur eshte votuar Ligji per te! Pervec qe nuk ka asnje shenje te Republikes se Kosoves, per t’i hyre ne hater Serbise, kjo Gjykate haptazi nuk po e respekton asnje Ligj te Kosoves, pasi qe sot eshte duke mbajtur gjykimin ne rastin e Z. Thaci, Veseli, Krasniqi, e Selimi. Ne kete rast jane, se paku, dy te keqija: (1) qe Gjykata Speciale po mbane gjykim ne dite feste dhe (2) qe ne po festojme teper shume dhe po punojme teper pak”, ka shkruar ai.

10:22 – Dëshmitarja e parë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve është grua

Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Dëshmitarja e parë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve është grua, njofton Klan Kosova.

Si zakonisht, asaj do t’i fshihet identiteti dhe zëri gjatë dhënies së dëshmisë së saj.

09:56 – Nis procesi i dëgjimit të dëshmitarëve ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe ky proces gjyqësor nisi dy vjet e gjysmë më vonë, pas mbajtjes në paraburgim në Hagë, të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.