Kafeina është ndoshta përbërësi më i famshëm në botë për shkak se është kryesor në një produkt që përdoret shumë shpesh siç është kafeja. Kafeina është shumë e preferuar pasi ka efekt stimulues në tru dhe rigjeneron të gjithë organizmin.Megjithatë njihet edhe për efektet e saj negative për shkak se mund t’ju bëjë hiperaktivë apo të rristë tensionin tek disa njerëz. Një problem tjetër që mund të hasni me kafeinën e tepruar mesa duket janë mankthet që shihni gjatë natës.Si e ndikon kafeina gjumin?Kafeina stimulon sistemin nervor, pra i thotë trurit tuaj se kur duhet të jetë me aktiv. Këto funksione që ka në tru shpjegojnë se përse pas konsumimit të një filxhani me kafe ju mund të ndiheni më në alert se zakonisht.Ndonëse këtë përbërës e merrni zakonisht në mëngjes, gjurmë të kafeinës mund të mbeten gjatë në trurin tuaj. Nëse në sistemin tuaj ka gjurmë kafeine deri në darkë, truri juaj do të ketë aktivtet më të lartë se zakonisht i cili nuk do do t’ju pengojë domosdoshmërisht gjumin, por mund t’ju bëjë më të prirur për të parë endrra të këqija. Kjo ndodh sepse truri ka vështirësi në procesin e plotë të relaksimit që përjetoni zakonsht kur flini të qetë.Kafeina ju bën që të qëndroni më gjatë në fazën e ëndërrimit, e për pasojë shihni më shumë mankthe.Kafeina dhe stresiNë një studim të vitit 2005 stimulimi nga kafeina ju jep avantazhin që të jeni më alert, por gjithashtu ju bën më të stresuar. Kjo mund të ndodhë veçanërisht nëse konsumoni shumë kafeinë gjatë ditës.Përjetimi i stresit ju bën më të prirur për të parë ankthe. Në përgjithësi prezenca e kafeinës në organizëm gjatë orëve të gjumit bën që jut ë keni një regjim jo të qetë. Ajo ul ndjeshëm cilësinë e gjumit nga ku më pas vijnë edhe të gjithë pasojat si stresi apo mankthet e mundgesa e shplodhjes gjatë natës. Një tjetër efekt anësor i kafeinës është pagjumësia e cila më pas ju shkakton ankth, lodhje dhe ndikon përditshmërinë tuaj.Çfarë mund të bëni?Për të evituar të gjithë problemet që përmendëm më sipër, mundohuni që të mos keni gjurmë kafeine në trupin tuaj gjatë darkës.Nisni duke eleminuar kafeinën pas drekës rreth 4-8 orë para se të shkoni të flini gjumë.E nëse jeni shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës mund ta evitoni atë deri në 12 orë para se të shkoni për të fjetur.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Fjalimi i Kryetarit Gashi në 35-vjetorin e pavarësisë dhe miratimit të Kushtetutës së parë
- 500 euro ryshfet për leje ndërtimi, arrestohet shefi i sektorit në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim
- Ndryshime në drejtimin e tri klinikave universitare në Shkup – ja kush janë drejtorët e rinj!
- “Shoferët nuk janë turistë!” – Nikolloski paralajmëron pasoja të rënda për transportin dhe bizneset në Ballkan
- Tronditje në rajon: 6 persona nga Shkupi dhe Kumanova dyshohen për planifikimin e vrasjes së një biznesmeni izraelit në Greqi!
- “STUDENTËT NUK JANË ARMIQ TË SHTETIT!” ASH shpërthen pas ndalimit të Besar Sejdiut në pikën kufitare “Bllacë”
- Silljanovska-Davkova për dhunën me bazë gjinore: Ndryshimet ligjore nuk janë të mjaftueshme, nevojitet veprim urgjent dhe i gjerë shoqëror
- Hristovski: Rreziku i akteve terroriste në Maqedoni mbetet i ulët, por rreziku i “ujqërve të vetmuar” mbetet gjithmonë
- Nesër pa rrymë në tri vendbanime të Tetovës, ndërprerjet nga ora 09:00 deri në 14:00
- Djali i Kadri Veselit reagon pasi Gjykata Speciale e dënoi përsëri Hashim Thaçin