“Të angazhuar për integrimin evropian”, Borrell: Ramë dakord për t’u tërhequr nga skema e ‘pasaportave të arta’
Shefi i Diplomacisë së BE, Josep Borrell ka shprehur se Shqipëria ka bërë progres për anëtarësimi me BE. Ai tha se tashmë ka një dakordësi me Ramën që skema e pasaportave të arta nuk do të ecë më tej
“Zakonisht këto takime vjetore mbahen në Bruksel por sot jemi në Tiranë për t’i treguar popullit shqiptar që Shqipëria është pranë nesh. Me ketë duam të japim një sinjal të fuqishëm politik për angazhimin e BE për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. E përdorim Këshillin si ndërveprim institucional më të rëndësishmin ndërmjet BE dhe Shqipërisë. Përmes këtyre takimeve marrim në konsideratë përparimin, shqyrtojmë se cfarë është bërë dhe cfarë pune kemi ende përpara. Mesazhi kryesor nga kjo mbledhje është angazhimi ynë i patundur për integrimin evropian të Shqipërisë.”
vijon…