Një emër i ri del në skenë, Joachim Low kandidat për stolin e Brazilit

Në listën e gjatë të kandidatëve për stolin prestigjoz të kombëtares së Brazilit ka një emër të ri, ai është Joachim Low.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, ish-trajneri 63-vjeçar i Gjermanisë, kampion bote në vitin 2014, do të mendonte të rikthehej në rrugën e duhur në krye të Seleçaos. Low u largua nga drejtimi i Gjermanisë pas Euro 2021, me gjermanët e eliminuar në 1/16 nga Anglia.

Gjermani është një nga kandidatët për të zënë vendin e Tites, i shkarkuar nga Brazili pas zhgënjimit të eliminimit ndaj Kroacisë në Botërorin e Katarit. Ndër emrat e tjerë të lidhur me Seleçaon është edhe ai i Ancelottit.