Spektakël golash në Torino, Juventusi mposht Sampdorian

Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A, pas humbjes që pësoi ndaj Romës javën e kaluar.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri mposhti Sampdorian.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 4:2.

Vendasit krijuan fillimisht epërsi të dyfishtë, me golat e Gleison Bremer (11’) dhe Adrien Rabiot (26’).
Por, mysafirët barazuan gjithçka në vazhdim, falë golave të Tommaso Augello (31’) dhe Filip Duricic (32’).

Pjesa e parë u mbyll baras, teksa “Zonja e Vjetër” e riktheu epërsinë në pjesën e dytë.

Rabiot (64’) shënoi golin e tij të dytë personal, teksa fitoren e vulosi Matias Soule (90’+4).

Vlen të theksohet se Dusan Vlahovic e humbi një penallti, në minutën e 69-të.

Juventusi pas kësaj fitore ka 38 pikë dhe renditet i shtati në tabelë, kurse Sampdoria është në pozitën e fundit (20) me 12 pikë. /